SHPËRNDAJE

Ndërmarrësi i suksesshëm nga Kosova, Kushtrim Xhakli që njihet për pasionin e tij me inovacionin dhe tregjet e reja, dhe si themelues i Fast Europe Ventures (kompani në Lituani), anëtarë i bordit të IPKO Foundation, Referues pranë akesleratorit të mirënjohur evropian HackFWD, dhe bashkë-themelues i kompanisë Changers.com (kompani në Gjermani), ka shpërndarë me krenarin lajmin se kjo e fundit është shpallur fitues në garën e dytë vjetore të organizuar Code_n.

Changers.com, një kompani innovative që prodhon pajisje kualitative shpesh të krahasuara me prodhimet e Apple, të cilat nën energjinë solare mbushin smartphone dhe tablet dhe konvertojnë sasinë e kursyer të CO2 në “Changers Credit”, që mund të shfryttëzohet për të blerë produlte e shërbime, ka marr çmimin e parë në kategorinë e startups në garën Code_n, për të cilin kanë aplikuar mbi 250 kompani nga 35 shtete të ndryshme, dhe vetëm 50 finalist janë ftuar për të prezantuar në stendën e CODE_n në CeBIT. “Përzgjedhja e fituesve ka qenë shumë e vështirë” u shpreh Ulrich Dietz, CEO i GFT dhe inicues i CODE_n. “Shumë prej finalistëve kanë zënë vëmendjen tonë përmes biznes modeleve të shkëlqyera dhe qasjen e tyre në tranzicionin e energjisë”.

Changers.com ka fituar edhe një shpërblim tjetër nga CODE_n, përkatësisht çmimin për Crowdfounding. Kjo nënkupton që investitorë privat me një llogari bankare në Gjermani mund të blejnë aksione të kompanisë duke filluar nga vlera prej 250 Euro. Në total, ka gjasa që kompania të fitojë deri në 250,000 Euro capital investues.

Kushtrim Xhakli pavarësisht se aktiv me biznese të ndryshme në Evropë, ka qenë një prej shtyllave kryesore të projektit për Diplomaci Digjitale të Kosovës, të cilin e ka shpalosur Ministria e Punëve të Jashtme nën përkrahjen e partnerëve British Council, Ambasadës Norvegjeze dhe IPKO Foundation, dhe përmes të cilit kanë rezultuar ngjarje si AppCamp Kosovo, WikiAcademy Kosovo, etj.

Kosova në CeBIT 2013
Kosova në CeBIT 2013

Ndërsa ky ishte një prej sukseseve më të rëndësishme që vjen nga CeBIT, atje prezent ishin edhe disa kompani dhe organizata ga Kosova, si Adaptivit, ION Coders, Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit dhe Agjencioni për Promovim të Investmeve (IPAK). Prezencën e tyre e mundësuan GIZ, Spark, Ambasada Norvegjeze, Innovation Centre Kosovo dhe Ministria e Punëve të Jashtme. |digjitale| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE