SHPËRNDAJE

PebbleMënyra se si po ecin gjërat ketë vit, ne mendojmë se do të jetë viti i pajisjeve Smartwatch sepse disa nga emrat e mëdhenj të teknologjisë si Apple, Samsung dhe Google, janë në pritje të lansimit të një pajisje të llojit të tillë që komunikon me pajisjet mobile. Tani, flitet së edhe kompania LG është duke punuar në një pajisje të tillë.

Sipas The Korea Times, LG është prodhuesi i fundit që ndoshta do të bashkohet në prodhimin e jo vetëm pajisjes Smartwatch, por edhe një pajisje shtesë të ngjashme me Google Glass. LG është duke punuar rreth kësaj pajisje që thuhet të jetë e ngjajshme me modelin Pebble dhe do të posedoj platformën Android.

Nëse këto thashetheme bëhen të vërteta atëherë tregu për Smartwatch mund të vërshohet nga shumë kompani para së këto pajisje të bëhen zyrtare. |ameble|

SHPËRNDAJE