SHPËRNDAJE

Dje kemi parë orën mençur (smartwatch) Moto 360 të lansuar nga Motorola kurse menjëherë pas saj për një pajisje të ngjashëm ka njoftuar edhe LG, të quajtur LG G Watch.

LG G Watch gjithashtu do të përdorë versionin e ri të Android-it të zhvilluar për pajisje të tilla, e cila sipas raporteve ka bashkëpunuar ngushtë me Google-in për dizajnimin e saj.

LG G Watch

“Mundësia për të punuar me Google-in në LG G Watch, ishte një përvojë e përkryer për LG-në duke i larguar kështu të gjitha mangësitë në pajisje si nga dizajni gjithashtu edhe nga ana inxhinierike,” ka thënë Dr Jong-seok Park, udhëheqës i kompanisë LG Electronics Mobile Communications.

LG nuk kanë publikuar karakteristikat për orën e tyre të re LG G Watch, mirëpo ka thënë se për detajet e plota të pajisjes do të njoftoheni në muajt e ardhshëm. /ameble

SHPËRNDAJE