Windows-SmartwatchMe prezantimin e orëve të mençura (smartwatch) me Android Wear nga Google javën e kaluar, zyrtarisht ka filluar gara për këto pajisje. Për Apple që një kohë të gjatë është përfolur se është duke punuar në një pajisje të tillë, kurse tani thashethemet janë se edhe Microsoft mund të prezantoj orën e saj të mençur diku nga muaji Tetor.

Lajmi vjen nga portali Tom’s Hardware, i cila jap informata të reja në lidhje me pajisjen smartwatch nga Microsoft. Përveç lajmit që thuhet se pajisja pritet të lansohet në muajin Tetor, ata japin edhe një lajm tjetër i cili ka të bëj me dizajnin e kësaj pajisje. Sipas tyre pajisja do të duket më shumë si FuelBand e Nike-s dhe jo si disa pajisje tjera p.sh. Samsung Gear apo LG G Watch.

Ky raport shkruan se Microsoft Smartwatch do të posedoj ekran, do të përfshijë 11 sensorë dhe pritet të jetë i përshtatshëm me shumicën e platformave tjera, që do të thotë së do të jetë në gjendje të sinkronizohet me pajisje si iPhone dhe Android.

Shpresojmë të shohim ketë pajisje të përfolur gjatë këtij viti. Dhe nëse një pajisje e tillë nga Microsoft vërtetë do të ketë mundësi sinkronizimi me dy platformat iOS dhe Android atëherë do të ketë sukses. /ameble