SHPËRNDAJE

Në heshtje por me plotë kujdes, Microsoft ka publikuar edhe një tjetër reklamë të shkëlqyer për smartphone-in e tyre të ri Lumia, përderisa me guxim zbavitet më pajisjet e saja kundërshtare iPhone dhe Samsung Galaxy.

Thirrja e mëparshme e Microsoft-it nëpërmes një reklame kishte qëndrim të ngjashëm, duke treguar se sa të padisiplinuar mund të jenë të dy palët konkurruese, duke shpërndarë grushte dhe grindjet e panevojshme.

Në këtë video reklamë të re, Microsoft nxjerr në pah aftësitë e Lumia 1020 për pamjet e saja Zoom dhe kualitetin e fotografisë pa e humbur cilësinë.

[youtube id=”2vR4LeL0yzE” width=”600″ height=”350″]

Ulur larg, të pakënaqur me imazhet e smartphone-ve të tyre, prindërit me iPhone dhe pajisjeve Galaxy shpejt fillojnë të afrohen më afër skenës duke shkelur njëri-tjetrin, mbështetur të tjerët nga ulëset vetëm për të marrë një pamje më të mirë.

Dhe kështu publiku fillon të dal nga kontrolli, derisa kamera Lumia shfaqet nga dy prindër të ulur shumë prapa skenës si dhe publikut. “Pse nuk afrohemi ne?”, pyet gruaja. “Me Nokia Lumia 1020, ne kemi ulëset me të mira”, përgjigjet burri.

Dhe më ketë, Microsoft i jap një goditje të drejtpërdrejt të dy pajisjeve iPhone dhe Samsung Galaxy. |ameble|

SHPËRNDAJE