SHPËRNDAJE

Nintendo logoNintendo më herët ka njoftuar se do të zhvilloj lojëra për smartphone, kurse tani në një konferencë të mbajtur nga kjo kompani janë zbuluar disa detaje në lidhje me gjeneratën e re të lojërave konsolë të re, Nintendo NX. Kompania nuk ka zbuluar ndonjë informacion tjetër për konsolen Nintendo NX, e gjitha që e dimë tani për tani është emri i koduar. Është thënë gjithashtu se konsola e re do të vijë me harduer të ri dhe do të paraqitet me një koncept tjetër të lojës.

Nintendo si kompani ka pasur një sukses të madh me konsolen e tyre origjinale Wii, në anën tjetër modeli Nintendo Wii U nuk ka pasur ndonjë sukses të madh dhe kështu do të jetë interesante të shohim se çfarë do të arrij gjenerata e re. Shpresojmë nga kompania se ka mësuar nga gabimet e bëra me konsolen Wii U, dhe gjithashtu shpresojmë se konsola e re të bëhet edhe me e popullarizuar se konsolat e mëparshme si Wii, SHKP, Nintendo 64 etj.

Ende nuk ka detaje se kur do të lansohet kjo konsolë, Nintendo ka thënë se konsola dhe një platformë të re e lojërave janë në zhvillim e sipër dhe kështu nëse shohim informata të reja do të informojmë me kohë. /ameble

SHPËRNDAJE