Microsoft ka vendosur zyrtarisht të heq markën Nokia, duke e ndryshuar atë me emrin Microsoft Lumia. Ky veprim është pritur që një kohë, që nga muaji i kuluar ku disa dokumente të brendshme kanë rrjedhur dhe me pastaj është shpjeguar se kompania Microsoft do t’i heq dy emrat Nokia dhe Windows Phone.
Microsoft e ka konfirmuar ketë për portalin The Verge se ky ndryshim është zyrtar. Kjo do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë pajisje Nokia Lumia, por në vend të kësaj do të quhen Microsoft Lumia.
Nokia në Francë do të jetë rajoni i parë që do të ndryshoj në Microsoft Lumia, ku nga kjo do të reflektohen edhe Facebook, Twitter dhe llogaritë e tjera në rrjete sociale.
Në anën tjetër Nokia si emer nuk do të zhduket plotësisht, ajo do të mbetet e përqendruar në harta dhe infrastrukturë të rrjetit. Sidoçoft nga ky njoftim ne lirisht mund të themi, “Mirupafshim Nokia”. /ameble