SHPËRNDAJE

Energy™ Android Smart TV BoxZgjidhja e Energy e bazuar në Android Smart TV ofron Smart TV funksionimin e të gjithë TV-ve së bashku me mundësi të tjera multimediale. Madhësia kompakte dhe funksionimi i heshtur janë të përshtatshmëm për vendosjen e kësaj pajisjeje në dhomën e ndenjes. Sistemi Energy është një pajisje shumë interesante për ata që në multimedia preferojnë të kënaqen më shumë para TV-së se sa monitor-it. Vet emri Energy Android Smart TV Box zbulon se fjala është, për një pajisje shtojcë që shërben për të konvertuar çfarëdo TV, në TV të mençur (smart TV), apo një zëvendësim të thjeshtë për një HTPC.

Pajisja është e bazuar në procesorë ARM (Cortex-A9) me 512 MB RAM me 4 GB flash të integruar për ruajtjen a të dhënave, USB memorie të zmadhueshme ose kartela SD deri në 64 GB. Bazën softuerike e paraqet Android 4 Ice Cream Sandwich, i cili mundëson përdoruesit të manipulojnë në internet ose riprodhimin e një numri të madh të audio dhe video formateve dhe shfaqjen e HD videove me rezolucion të plotë 1080p. Poashtu përkrahë edhe sistemet e file-ave FAT, FAT32 dhe NTFS.

Lidhja e Android Box Smart TV me rrjetin lokal mund të bëhet me apo pa kabllo, me një numër të madh konektorësh (USB, HDMI, dalje të përbërë A/V, S/PDIF dhe të tjerë). Në paketë vjen edhe një telekomandë për lehtësimin e përdorimit. Përdoruesit mund edhe të regjistrojnë sinjale DVB-T në flash memorien e pajisjes, çmimi i të cilës është 89.90 euro. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE