Për ata që udhëtojnë shumë, shtypja e një dokumenti mund të jetë nganjëherë problem. Para se të niseni në ndonjë takim nga zyra keni shtypur dokumentet e duhura, mirëpo nganjëherë keni harruar diçka, për ketë Epson ka lansuar një shtypës (printer) me Wirless, WorkForce WF-100, që mund të përdoret kudo.
Sipas kompanisë, ky është shtypësi pa tela “më i lehtë dhe më i vogël në botë”, dhe siç po e shihni në imazhin e mësipërm që është krahasuar me një çantë të madhësisë normale, që duhet të pranojmë se duket vërtet i vogël.
Ky shtypës vjen me lidhjen WiFi që mundëson lidhjen me smartphone, tablet dhe laptop. Gjithashtu posedon baterinë, që do të thotë se nuk është e nevojshme të lidhet në rrymë. I bie që mund të përdoret përderisa jeni në makinë, jashtë në ambiente të hapura apo kudo tjetër.
Për ata të cilët janë të interesuar Epson WF-100 do të dal në shitje online këtë muaj, kurse nëpër shitore me pakicë nga Janari 2015. Çmimi pritet ta jetë 350$. /ameble