SHPËRNDAJE

MediaroomKrijuesi  i pajisjeve të telekomit Ericsson ka deklaruar se ka arritur marrëveshje për blerjen e biznesit Mediaroom për IPTV nga Microsoft, e cila përdorë softuer nga kompanitë telefonike për të ofruar televizione nëpërmes internetit. Ericsson në një deklaratë ka thënë se marrëveshja do të bëjë kompaninë më të madhen në botë si ofrues kryesor i IPTV-së.

Kompania, e cila nuk zbuloi çmimin e blerjes, tha se pritet të mbyllë marrëveshjen gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013. Mediaroom është e vendosur në Mountain View, të Kalifornisë dhe posedon më shumë se 400 punonjës në mbarë botën.

“Kjo blerje kontribuon në një pozicion drejtues për kompaninë Ericsson me më shumë se 40 klientë, duke shërbyer në mbi 11 milionë parapagues familjar,” tha Per Borgklint nga Ericsson. |ameble|

SHPËRNDAJE