Google menjëherë pas njoftimit për versionin e fundit të platformës se tyre Android 4.4 KitKat, ata menjëherë në Youtube (kanalin e tyre zyrtar) kanë publikuar edhe një video të cilën e kanë hequr menjëherë, në ketë video si duket është paraqitur edhe modeli Google Nexus 5.

Fotot më poshtë janë marrë prej asaj video të cilën kemi arritur ta sigurojmë, para se video të hiqet nga Youtube që tregon pamjen e pajisjes së re Nexus e cila besohet të jetë Google Nexus 5.

Videon mund ta gjeni edhe tek kanali ynë në Youtube:

[youtube id=”E6R_i_kDGJU” width=”600″ height=”350″]

Sido që të jetë ende nuk ka detaje se kur ky model do të lansohet, apo a do të lansohet bashkë me versionin e publikuar të Android-it KitKat, për të gjitha këto do të njoftohemi në kohë. |ameble|