SHPËRNDAJE

Ky është smartphone-i i parë nga Amazon, apo të paktën janë përpjekjet e para të Amazon-it për të hyrë në botën e smartphone-ve.

Imazhet e smartphone-it të parë nga Amazon kanë ardhur nga portali BGR të cilët çuditërisht nuk kanë përmendur burimin e kësaj pajisje, megjithatë ata thonë së kanë marrë plotë njohuri sa i përket këtij smartphone-i nga Amazon.

Sipas fotografive, gjëja e parë që mund të vëreni është dizajni i tij, i cili duket paksa ushtarak. Pamja e jashtme e rëndë duket të jetë një formë shtrese e jashtme për siguri. Gjëja e dytë që mund të vëreni janë disa vrima në ekran, ku sipas BGR të gjithë janë kamera të vogla me rreze infra të kuqe (low-power infrared) ku mund të bëhën foto 3D.

Nga ana harduerike, më shumë gjasë thuhet se procesori do të jetë Qualcomm Snapdragon i shoqëruar me 2GB RAM. E pa qartë mbetet madhësia dhe kualiteti i ekranit, sipas BGR do të lansohet me ekran 4.7 inç dhe 720p. Për tjera detaje pritet të njoftohemi ditët apo javët e ardhshme. /ameble

SHPËRNDAJE