Në mesnatën e së dielës Nintendo ka lansuar konsollën e saj të fundit Nintendo Wii U vetëm për SHBA, çmimet fillojnë nga 299 $ për modelin standard, ekziston edhe modeli luksoz për 349 $ i cili përmban hapësirë më shumë dhe vjen me lojën pa pagesë Nintendo Land.
Sipas Fudzilla, të cilët kanë biseduar me një numër të shitësve, furnizimet e kësaj konsolle fillimisht janë të kufizuara.
Nintendo Wii U menjëherë pas kyçjës do të kërkoj një përditësim, ky përditësim merr kohë rreth 30 minuta për të përfunduar procesin i plotë.
Disa nga lojërat interesante që mund të luhen janë: Nintendo Land, New Super Mario Bros. U, SiNG PARTY, Ninja Gaiden 3, Razor’s Edge, ZombieU, Call of Duty, Black Ops II, Disney Epic Mickey 2, The Power of Two, FIFA Soccer 13, dhe Scribblenauts Unlimited. Nuk ka ende informacione se kur fillon shitja ne vendet tjera jashtë SHBA-ve. |ameble| [divider top=”0″]