Microsoft ende nuk e ka lansuar mini-tabletin Surface të shumë përfolur, për të cilin kompania shumë herë ishte gati ta lansoj. Tani është shfaqur një imazh për këtë pajisje, që është tablet i Windows-it mirëpo me dizajn të Nokia-së.
From the Lumia graveyard: Microsoft/Nokia Mercury. pic.twitter.com/FB24IfKcCz
— Evan Blass (@evleaks) November 30, 2015
Këto imazhe vijnë nga Even Blass i njohur për informata të tilla në lidhje me pajisje të reja. Ai në një postim të tij në Twitter nuk ka dhënë detaje përveç një imazhi në të cilin ka shkruar “From the Lumia graveyard: Microsoft/Nokia Mercury”.
Megjithatë, sipas imazhit duket të jetë një pajisje jo shumë e madhe. Gjithashtu shihet se posedon një kamerë të mirë së bashku me të portën për SIM kartelë apo edhe microSD.
Logo e shtypur e Microsoft-it, të jap përshtypjen së pajisja është dizajnuar kohët e fundit. Sidoqoftë këto janë vetëm thashetheme, mund të ndodh që të jetë shumë afër lansimit po edhe të mos lansohet kurrë! /ameble