Sipas thashethemeve të fundit, Nokia muajin qe vjen pritet të njoftojë për smartphone-in e tyre të ardhshëm qe do të jetë i pari me Windows Phone 8.
WPDang kanë lëshuar dy fotografi kohëve te fundit të një prototipi te Nokia-s, qe fuqishëm i ngjan Lumia 900. Pajisja nuk përmban ende emër, por një gjë është e sigurt se ky është një prototip i dhënë nga “proto.nokia.com” e qe është e shënuar në fund të ekranit.
Ky prototip duket të jetë një version i ngjashëm me Nokia Lumia 900 por me ngjyrë të verdhë. Deri tani, nuk ka asnjë informacion për konfigurimin e harduerit te kësaj pajisje.
Për më të rejat nga kjo mbetet te shihet me vonë. |softpedia.com| |wpdang.com|
[divider top=”0″]