Interneti këto ditë është i mbushur me lajme të shumta rreth smartphonit më të ri të samsung, pra për samsung galaxy S8. Nga shumë njerëz ai konsiderohet si smartphoni më i mirë në treg. Por disa sikur kanë harruar një telefon tjetër! Bëhet fjalë për sony xperia xz premium, telefon I prezantuar pak para galaxy S8.

Në fakt të dy këta smartphona janë shumë të mirë dhe kanë karakteristika shumë të ngjashme, të dy kanë procesor snapdragon 835, 4GB Ram dhe 64 GB Rom, si dhe mundësi zgjerimi të memories me SD deri në 256 GB. Të dy janë të çertifikuar me IP68 që janë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit në thellësi prej 1.5 metër deri në 30 minuta.

Të dy smartphonët punojnë me android Nougat, S8 ka versionin 7.0 ndërsa xperia xz ultra 7.1.

Kamera

Por ka disa karakteristika që e bëjnë xperia xz ultra më të mirë se galaxy S8. Nëse i krahasojmë kamerat xperia xz ultra ka kamerë 19MP ndërsa S8 12MP ndërsa ajo frontale te xperia xz ultra është 13MP kurse te S8 8MP.

Ekrani

Ekrani i galaxy S8 është super amoled që cilësohet si ekrani më i mirë në qarkullim dhe ka rezolucion prej 1440 x 2960 piksels dhe 5.8 inq ndërsa xperia xz ultra ka ekran IPS LCD por rezolucioni është më I lartë se I galaxy S8, xperia xz premium ka rezolucion prej 3840 x 2160 dhe 5.46 inq.

Çmimi

Galaxy S8 do të dal në treg me 21 pril ndërsa xperia xz premium me 1 qershor ndërsa çmimi I galaxy S8 pritet të jetë 800 euro derisa I xperia xz ultra 750 euro.

Secili ka preferencat e veta dhe samsung ka më shumë adhurues por siq shihet nga këto karakteristika sony këtë rradhë ka mposhtur samsungun./ameble.com