SIM kartelaËshtë zbulur një mënyrë e re e rrezikshme për sulm (hacking) nëpërmes kartelave SIM, potencialisht u mundëson hakerëve që nga largësia të dërgojnë mesazhe SMS ose të incizojnë thirrjet, ka raportuar Forbes.

Gjermani Karsten Nohl (studiues për hulumtime të sigurisë) e ka vërejtur ketë të metë dhe ka qenë duke punuar në ketë çështje për tri vjet. Studimet i ka bërë në 1000 kartela SIM për të parë dhe testuar sulmin mbi to, i cili është i bazuar në një standard të vjetër digjital të enkriptimit DES (Digital Encryption Standard).

Mirëpo, ai ka thënë se jo të gjitha kartelat SIM janë të arritshme, sipas testit të tij vetëm një e katërta e tyre ishin të arritshme për sulm. Nga kjo, miliona pajisje në mbarë botën mund të sulmohen ka thënë ai.

Nohl pasi që është qasur tak ato të arritshmet, ai ka mundur të përdorë telefonin e viktimës për të dërguar mesazhe SMS Premium e cila mund të rris faturën e telefonit, të mbledhë të dhëna për vendndodhjen e viktimës, ti drejtoj thirrjet dika tjetër si dhe ti incizoj ato.

Nohl thotë se për momentin nuk ka gjasa që hakerët të kenë gjetur këtë mënyrë të sulmit dhe mendon se kjo nuk mund të ndodhë edhe në gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërkohë dy operator (providers) të mëdhenj tanimë veç janë duke punuar në gjetjen e një mënyre për mbrojtjen nga kjo, të cilat gjithashtu kanë në plan të bashkëpunojnë me operatoret e tjerë.

Nohl do të prezantojë hulumtimin e tij në konferencën e ardhshme të sigurisë Black Hat, që mbahet në Las Vegas më 31 Korrik. |ameble|