SHPËRNDAJE

HTC One MiniHTC sot ka zyrtarizuar modelin e vogël Mini të smartphone-it HTC One dhe tani ne i kemi të gjitha detajet dhe specifikat e tij. Masat e smartphone-it janë 132mm X 63.2mm me trashësi 9.25mm.

HTC One Mini është mundësuar nga një procesorë 2-bërthamor Qualcomm Snapdragon 400 në 1.4GHz 1GB DDR2 RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme për ruajtje.

Specifikat të tjera të HTC One Mini përfshijnë platformën Android 4.2.2 Jelly Bean me HTC Sense HTC, një slot për microSIM, 2G, 3G dhe 4G LTE.

Posedon kamerë të dyfishtë me BSI sensor, frontalja është 1.6 megapikselë për video thirrje, në anën e pasme për fotografi është HTC Ultrapixel me lente 28mm.

Kamera frontale mund të incizoj video HD në 720p kurse ajo e pasme në 1080p. HTC One Mini vjen gjithashtu me Bluetooth 4.0, WiFi, DLNA, HTC Connect dhe vrimën 3.5mm për audio.

Kompania ka thënë se ky model do të shfaqet nëpër tregje të caktuara nga muaji Gusht dhe për shitje do të jetë nga Shtatori. |ameble|

SHPËRNDAJE