SHPËRNDAJE

Organizatori personal online Evernote ka raportuar për një sulm në sistemet e kompanisë gjatë vikendit, që thuhet së ka pasur qasje në të dhënat personale të përdoruesve.

Në një postim në blogun zyrtar të tyre, kompania ka deklaruar, “Ne nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për të dhënat e përdoruesve qe eksitojnë, që u janë qasur sulmuesit, ndryshuar apo humbur ato.” Më pastaj Evernote shprehet duke thënë se, “hetimi ka treguar, se individët apo sulmuesit kanë hyrë në informacione të përdoruesve, të cilat përfshijnë emrat, e-mail adresat që janë të lidhura me llogaritë e Evernote-it dhe fjalëkalimet e enkriptuara.” Evernote thotë se edhe pse kjo ka ndodhur, sulmuesit prapë do të kenë shumë vështirësi për të zbuluar fjalëkalimet e plota që janë të enkriptuara. Sido që të jetë kompania një njoftim gjeneral u ka dërguar të gjithë përdoruesve të Evernote-it, të cilëve nga ky rast i kërkohet ta ndryshojnë automatikisht fjalëkalimin e tyre. Njoftimin e plotë mund ta gjeni këtu.

Softueri Evernote mundëson organizimin, marrjen, ruajtën e informacioneve dhe shënimeve personale. Kompania ka rreth 50 milionë përdorues. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE