SHPËRNDAJE

facebookRregullatorët evropianë kanë miratuar një rregullore të re që mund të ndalojnë të rinjtë adoleshent të përdorin rrjetet sociale. Rregullat e reja janë pjesë e ndryshimeve për mbrojtjen e të dhënave në Evropë ku edhe pritet të hyn në fuqi nga viti 2017.

Në thelb ligjet e reja thonë se, do të jetë e paligjshme për cilindo nën moshën 16 vjeç, përdorimi i rrjeteve sociale pa pëlqimin e prindërve, dhe e cila pritet të zbatohet për shërbimet si Snapchat, Instagram, Facebook etj.

Këto ligje mund të ndryshojnë nga vendet e BE-së, secila prej 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë mundësi të zgjedhin limitin e moshës midis 13 dhe 16 vjet.

Gjithsesi se këto rregulla të reja do të marrin disa vjet derisa të hyn në fuqi. /ameble

SHPËRNDAJE