SHPËRNDAJE

EYE ka kënaqësinë të ju njoftoj se ka përzgjedhur fituesit e fazës se parë të garës EYE Venture’ 14.
Ne ketë edicion EYE ka pranuar gjithsej 28 aplikacione ku ndër ta për finalist të fazës se parë ka përzgjedhur katër aplikacione, duke shpallur fitues të fazës së parë tre prej tyre.

Goodwerp Staff
Stafi Goodwerp

Vendimi i marr nga Juria e përbërë nga mentorët e EYE ka vendosur për këto ekipe:

Vendi i parë, 2000 EUR
GoodWerp
Ueb aplikacion për menaxhimin e biznesit dhe projekteve i dedikuar për kompanitë kreative ane-e-mbanë botës. I ndërtuar nga një ekip i shkëlqyer i përbërë nga dizajner dhe inxhinier, Goodwerp është ideuar nga nevoja për ti shërbyer nevojat specifike to konsulencave. Veglat kryesore përbrenda platformës ppërfshin: menaxhimi i projekteve, menaxhimi i financave, menaxhimi i marrëveshjeve, dhe chat/kolaborimi. Hapat në vijim përfshin avancime në funskionalitetin e raportimeve, dizajn, dhe prezenca në aplikacione për mobil. www.goodwerp.com

Vendi i dytë, 1500 EUR
Smard Squarred
Ofrues i zgjidhjeve inovative te automatizimit shtëpiak, i fokusuar ne ofrimin e klientëve të tij me një automatizim shtëpiak të lehtë, efiqienc energjie dhe zvogëlimin e kostove. Gjërat e mençura duhet të jenë të mençura në mënyrë gjithëpërfshirëses, të mençura në opsione, në çmim, në lehtësinë në përdorim, ato duhet të jenë Smart Squared. www.smart-squared.com

Vendi i trete, 1000 EUR
SociaLive
Krijon fushata holistike dhe të personalizuara të rrjeteve sociale për individët, bizneset dhe organizatat. Për çdo klient të paguar nga sektori privat, SociaLIve ofron një konsulencë falas për një OJQ, jo profitabile, në fazën fillestare të themelimit, e cila i dedikohet mbrojtjes ekologjike, qendrueshmerisë apo teknologjisë së gjelbërt. www.kosovalivesocialive.tumblr.com

Gara ende nuk ka mbaruar. EYE do të jetë përkrah ekipeve fituese përgjatë fazës sv dytv të garvs, duke ju ndihmuar në zhvillimin e me tutjeshëm tv biznes planit të tyre.

Ekipi i EYE falendëron tv gjithë aplikuesit dhe njëherit inkurajon qe biznes idetë e tyre t’i shqyrtojnë dhe t’i zhvillojnë pavarësisht nga mos përfshirja në fazën e dytë të garës EYE Venture.
Ky është edicioni i dytë i garës EYE Venture. /eye /ameble