SHPËRNDAJE

Të gjithë ne që përdorim Facebook na ka ndodhur kur kemi komentuar një mik (Friend), përderisa ai/ajo ka bërë upload një fotografi ose ndonjë ndryshim në profilin e tij/saj, apo ndoshta thjeshtë dëshirojmë të përmirësojmë komentin sepse kemi gabuar në drejtshkrim. Pra, çfarë është dashur të bëjmë?

Deri tani, e vetmja gjë që kemi mundur të bëjmë për të korrigjuar gabimin ka qënë fshirja dhe ri-shkrimi i komentit. Por duke filluar nga kjo javë Facebook ka lëshuar opsionin “edit” duke ofruar mundësinë për të ndryshuar komentin tuaj.

Mundësia “edit” shfaqet në formën e një ikone të lapsit të vogël në anën e djathtë të komentit tuaj. Duke klikuar mbi laps ju jepet mundësia si drop-down menu me opsionin për të ndryshuar komentin e bërë, si dhe opsioni për ta fshirë tërësisht. Mundësia për ndryshimin ka filluar të aplikohet dhe do te vazhdojë gradualisht tek të gjithë përdoruesit e Facebook-ut gjatë ditëve të ardhshme. A është aplikuar kjo tek ju? |mashable.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE