SHPËRNDAJE

Facebook ka njoftuarFacebook Liverail të mërkurën se ka blerë kompaninë e quajtur LiveRail, kompani kjo e cila nga Facebook është përshkruar, që ndihmon krijuesit e përmbajtjeve të publikojnë video reklamat më të mira që të shfaqen në ueb-faqet dhe aplikacionet e tyre. Facebook kohët e fundit ka futur video reklamat në përmbledhësin e lajmeve, dhe tani LiveRail pa dyshim se do të ndihmojë Facebook-un të rris performancën e reklamave në ueb-faqen dhe aplikacionet e saj.

Tani kur edhe Instagram posedon reklama, mund të besohet që edhe Facebook do të përdorë ketë shërbim të tyre për të futur reklama të kualitetit të lartë në shpërndarjen e fotove. Kompani nuk ka njoftuar për detajet e çmimit të kësaj blerje. /ameble

SHPËRNDAJE