Oculus VRSi duket ambiciet e Facebook-ut po rriten dita-ditës. Ka kaluar më shumë se një muaj që kur kompania bleu aplikacionin për mesazhe WhatsApp, me një shumë prej 19 miliardë dollarësh, kurse tani udhëheqësi i Facebook-ut Mark Zuckerberg njofton se ka blerë kompaninë për lojëra virtuale si në realitet Oculus VR për një shumë siç raporton Wall Street Journal 2 miliardë dollarë.

Në njoftimin e tij Zuckerberg tha se teknologjia virtuale në realitet do të jetë një kufij tjetër i madh për ndërveprime në internet dhe se kufjet Oculus VR Rift  janë një inovacion i mirë për sa i përket kësaj.

“Përveç lojërave, teknologjinë Oculus ne do ta bëjmë një platformë edhe për shumë mundësi tjera,” ka thënë Zuckerberg. Imagjinoni momentin duke studiuar në një klasë me nxënës dhe mësues nga e gjithë bota, ose duke u konsultuar me mjek ballë për ballë vetëm duke vënë këto syze, në shtëpinë tuaj. Kjo me të vërtetë është një platformë e re komunikimi.

Se çfarë Zuckerberg dhe kompani e tij pritet të bëjnë me Oculus VR mbetet të shihet në të ardhmen. /ameble