SHPËRNDAJE

Marrëveshja ekzistuese midis Facebook dhe Zynga është vendosur të përfundojë, duke kufizuar kështu punën e zhvilluesve të lojëra qe bëjnë për një miliard përdorues të rrjetit social Facebook.

Zynga, zhvilluesi i lojërave të njohura si FarmVille dhe Cityville, pas njoftimit ka parë të bien aksionet e saja për 13 %. Marrëveshja aktuale skadon më 31 mars 2013, lojtarët nga Zynga nuk do të jenë në gjendje për të ndarë progresin e tyre në Facebook. Zynga,vetë nuk do të jetë në gjendje për të promovuar lojërat e saj në Facebook.

Pavarësisht që ka platformën e vet te lojërave, lajmi është një goditje e madhe për kompaninë e cila në kulmin e saj tërhoqi 82 milionë lojtarë në muaj.

Muajin e kaluar, Zynga ka njoftuar për shkurtimet e vendeve të punës dhe mbylljen e studiove në përpjekje për të kursyer kostot e saj. Kurse Facebook në një deklaratë tha “Ne do të vazhdojmë të punojmë me Zynga ashtu siç bëjmë edhe me zhvilluesit e të gjitha fushave”.

Megjithatë, sipas një hulumtimi të BBC-së, 80 % e të ardhurave të Zynga-s vijnë nga përdoruesit e Facebook-ut. |ameble|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE