SHPËRNDAJE

Për shfrytëzuesit e telefonisë IPKO, nga tani mund ta mbani Facebook-un me vete në çdo kohë, t’i qaseni nga telefoni juaj mobil, nëpërmjet Facebook Zero. Mjafton që opsionin e internetit në mobil ta keni të aktivizuar, telefonin të konfiguruar dhe t’i qaseni profilit tuaj të Facebook Zero falas në çdo kohë, nga telefoni mobil.

Për ta aktivizuar këtë shërbimin thirrni kodin *321#.

Për të përdorur shërbimin e facebook, duhet që të keni së paku 0.20 euro në llogari (kjo shumë prej 0.20 euro nuk do të ju shpenzohet)!

Qasja në Facebook Zero mund të bëhet nëpërmjet 3 adresave, zgjidhni cilëndo dhe profili juaj do të hapet brenda pak çasteve:

  • 0.facebook.com
  • o.facebook.com
  • zero.facebook.com

Nese dëshironi t’i pranoni linkat përmes SMS, thirrni kodin *456# në telefonin tuaj, dhe brenda disa sekondave, do ta pranoni një SMS me linkat e faqes.

Përmbajtja e Facebook Zero bazohet vetëm në tekst dhe përparësia e këtij versioni është shpejtësia. Për t’u qasur në ndonjë fotografi/video, apo për të hapur çfarëdo faqeje tjetër jashtë Facebook Zero, duhet të paguani për transferin e MB-së. |ipko| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE