SHPËRNDAJE

Në qoftë se keni një ndër smartphone-at që është kompatibil me aplikacionin e ndërfaqes (launcher) Facebook Home atëherë jeni me fat! E themi sepse kjo ndërfaqe e prezantuar disa javë me herët tani është publikuar dhe është në dispozicion për shkarkim nga Google Play plotësisht pa pagesë.

Pajisjet që mund të shkarkojnë dhe të përdorin ndërfaqen Facebook Home janë HTC First, HTC One, HTC One X, HTC One X+, Samsung Galaxy S4, Galaxy S3 dhe Galaxy Note 2.

HTC-First and Facebook home (2)

Facebook Home është një eksperiencë në lëvizje që vë miqtë tuaj në ballinën e smartphone-it tuaj. Në momentin kur ndizni pajisjen, automatikisht ju paraqiten statuset, postimet dhe fotografitë e miqve në ballinën e ekranit. Njoftimet anësore dhe qasja e shpejtë në to nuk do të kalojn pa ju rënë në sy. Dhe kur shkarkoni Facebook Messenger-in, lirshëm mund të mbani biseden me miqtë, edhe kur jeni duke përdorur aplikacione tjera.

Nuk është dhënë asnjë informacion se kur pritet të jetë ne dispozicion për modelet tjera të smartphone-ve. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE