SHPËRNDAJE

Facebook dëshiron të ketë më shumë anëtarë nga Azia. Thuhet se ka investuar në një projekt të ri kabllor që do të shtrihet nën ujë deri në 10.000 kilometra. Ky projekt i madh quhet Asia Pacific Gateway dhe ideja është për të përmirësuar shpejtësinë e internetit tek shumica e njerëzve në atë kontinent, duke përdorur fibër-optike.

Sistemi i ri kabllor duket se do të kaloj nga Malajzia në Korenë e Jugut dhe nëpër Japoni, duke u lidhur gjithashtu me shtete tjera. Pra, nëse ky projekt do të ketë sukses, përdoruesit e internetit atje do të jenë mirënjohës për ndihmën e dhënë nga Facebook-u.

“Investimi ynë në këtë projekt do të ndihmojë për të mbështetur përkrahjen tonë në Azinë Jugore, duke bërë të mundur që të sigurojmë një përvojë më të mirë dhe një numër me të madh të përdoruesve të Facebook-ut, në vende si India, Indonezia, Malajzia, Filipinet, Hong Kong, Singapor dhe disa shtete perreth tha një zëdhënës i Facebook-ut”.

Projekti Asia Pacific Gateway pritet të përfundojë ne vjeshtë të vitit 2014. |bbc.com| [divider top=”0″]

 

SHPËRNDAJE