SHPËRNDAJE

Pothuaj një vit nga prezantimi i asistentit virtual në aplikacionin Messenger, Facebook vendosi ta ofrojë për masat. Ndërsa në fillimet e veta ishte thjeshtë një robot komunikimi, i quajtur “M” asistenti virtual tashmë ofron një set sugjerimesh të cilat u vinë në ndihmë përdoruesve.

Konkretisht kur përdoruesit janë duke biseduar për të caktuar një takim me njëri tjetrin, M do të sugjerojë menjëherë një planifikim të tij. Asistenti do të ofrojë sugjerime si transferta parash, dërgim të vendndodhjes, krijim ankete, apo prenotim të një taksie Uber ose Lyft.

Sipas Google M përdor inteligjencën artificiale për të përcaktuar nëse duhet të ndërhyjë në bisedë. Teorikisht M është ndërtuar për tu ofruar përdoruesve akses në veçori të avancuara.

Megjithatë një asistent virtual i cili ndërhyn në një bisedë nuk është një risi e Facebook Messenger. Google ka bërë të njëjtën gjë me aplikacionin Allo.

Asistenti do të jetë i disponueshëm në iOS dhe Android për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara. Një disponueshmëri më e gjerë e tij pritet të lajmërohet në muajt në vijim. /ameble.com

SHPËRNDAJE