Messenger PlatformSiç edhe pritej, Facebook gjatë një konference së saj për zhvillues të mbajtur dje ka njoftuar zyrtarisht për platformën Messenger. Ky tipar i ri e bën të mundur përdorimin e aplikacioneve tjera brenda shërbimit të tyre Facebook Messenger.

Kjo nënkupton se do të kemi mundësi të marrim aplikacione nga lista e aplikacioneve të përkrahura nga kjo platformë dhe pasi të zgjedhim aplikacionin që dëshirojmë, mund të kalojmë drejtë në dyqanin e aplikacioneve për të shkarkuar atë. Për shembull, Giphy për Messenger e bën të lehtë kërkimin e një video GIF dhe dërgoj atë tek ndonjë mik pa dal nga Facebook Messenger.

Platforma Messenger ka filluar me shumë partnerë, duke përfshirë ESPN dhe efekte speciale të aplikacioneve të dizajnuara nga JJ Abrams. Në ditët e ardhshme do të jenë rreth 40 aplikacione në dispozicion. /ameble