Facebook është duke e zhvilluar një aplikacion për të ndihmuar përdoruesit për të gjetur miqtë e tyre në jetën reale. Sipas një raporti të ri, ky lajm shënon hyrjen e kompanisë në një fushë që ka shumë konkurrentë por që ende nuk kanë shumë sukses.
Bloomberg raporton se aplikacioni, i cili deri më tani nuk ka një emër, pritet që do të dalë muajin e ardhshëm. Aplikacioni do të gjej vendndodhjen tuaj në prapavijë, edhe kur nuk është aktiv, dhe do të ndajë atë me miqtë që janë afër vendndodhjes tuaj. Facebook deri tani nuk ka komentuar për këtë aplikacion.
Projekti i ri i nga Facebook ngjan aplikacioneve si Foursquare, Highlight, Google Latitude dhe Apple Find My Friends, që ndihmojnë për të gjetur njëri-tjetrin edhe kur nuk jeni duke kërkuar. Këto aplikacione për veç që shterin baterinë mund të prishin edhe “qetësin” dhe privatësinë tuaj. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që këto aplikacione nuk janë pranuar në masë të madhe nga përdoruesit.
Mirëpo, me më shumë se 1 miliard përdorues në rrjetin e tij, Facbook mund të ketë shansin më të mirë që ky aplikacion të ketë sukses. |ameble|[divider top=”0″]