Facebook me përditësimin e fundit të Messenger-it do sjellë shërbimin e ri për video-thirrje. Ky shërbim, i cili duket se është zhvilluar për të sfiduar Skype dhe FaceTime është në dispozicion nëpërmjet aplikacionit të përditësuar Facebook Messenger.

Me ketë version mund të filloni video-pamjet përbrenda një bisede, thjesht duke shtypur ikonën e re të futur në aplikacion e cila është në këndin e sipërm të djathtë. Pas thirrjes, bashkëbiseduesi e posedon mundësinë e pranimit apo refuzimit të video-thirrjes. Thirrjet mund të bëhen nëpërmjet pajisjeve Android dhe iOS.

Pengesa e vetme e këtij shërbimi të ri të Facebook-ut, të paktën tani për tani është se funksionon vetëm në mes të smartphone-ve, që do të thotë se nuk mund të telefononi nga pajisjet laptop apo PC, siç funksionon Skype.

Përditësimi i Facebook Messenger për Video thirrje do të lansohet sot për përdoruesit e platformës iOS dhe Android në Belgjikë, Kanada, Kroaci, Danimarkë, Francë, Greqi, Irlandë, Laosi, Lituani, Meksikë, Nigeri, Norvegji, Oman, Poloni, Portugali, Britaninë e Madhe, SHBA dhe Uruguai.

Rajonet dhe lokacionet të tjera, do të kenë mundësin që të marrin këtë shërbim gjatë muajve të ardhshëm. /ameble