Facebook sot ka njoftuar zyrtarisht për aplikacionin e tyre të ri Paper, të krijuar nga Creative Labs. Për njoftimin si dhe lançimin kjo kompani si duket nuk do të bëj asnjë organizim. Aplikacioni përfshinë përmbajtje të shumta, si përmbledhje të lajmeve, artikuj, foto dhe shumë tjera, me fjalë të tjera, është shumë më i fuqishëm se një zëvendësim i thjeshtë i RSS feed siç është FlipBoard, për të cilin më herët thashethemet ishin se Paper do të jetë një konkurrent i tij.

Aplikacioni i ri Paper, fillimisht është në dispozicion për iPhone, pak a shumë nga dizajni na përkujton pamjen Facebook Home që është e mbuluar në media, përfshirë fotografitë (të cilat mund të vendosni ku të doni, duke përdorur Accelerometer në iPhone, të quajtur “Ken Turns” në bazë të videos së më poshtme). Artikujt mund të merren nga rrëshqitja në rresht në pjesën e poshtme të ekranit. Posedon edhe opsionin për shpërndarjen e ndonjë artikulli të pëlqyer. Më mira e këtij  aplikacioni për momentin është se nuk posedon reklama. Video e mëposhtme tregon se si duket ky aplikacion: /ameble

[vimeo id=”85421325″ width=”600″ height=”350″]