SHPËRNDAJE

Facebook si duket e ka prapë në plan të ndryshoj ndërfaqen ballore të përdoruesve të saj. Gjigandi i rrjetit social është duke eksperimentuar me një kolonë të vetme në Timeline.

Sipas një raporti nga The Next Web, përdoruesve në Zelandën e Re u është paraqitur një kolonë e tillë në Timeline-in e tyre me “Përditësimet e statusit” (status updates) dhe “Shpërndarjen sociale” (Social shares) në të djathtë kurse informacionet e përdoruesit ose kolona “Për” (About) në anën e majtë.

Nuk është e sigurt nëse ky ndryshim është vetëm një eksperiment ose nëse Facebook do të aplikoj ketë ndryshim edhe tek përdoruesit në pjesë të tjera të botës, edhe pse raporti pohon se Zelanda e Re është gjithmonë si vend testues i Facebook-it për karakteristika apo eksperimente të reja.

Facebook edhe me herët kur ka bërë ndryshime, në mënyrë të njëjtë ka testuar apo filluar me Zelanden e Re dhe pastaj në vendet tjera, megjithatë, Facebook atë kohë kishte refuzuar për të dhënë ndonjë hollësi rreth ri-dizajnimit. Pra, bëhuni gati, e njëjta mund të ndodh edhe në profilet tuaja. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE