SHPËRNDAJE

Teknologjia mobile është pjesa më e zhvilluar tani për tani në botën teknologjike dhe Facebook planifikon që të jetë në trend më kohën sepse ajo vërtet ec shpejtë kur bëhet fjalë për avancimet teknologjike. Kohëve të fundit kemi parë se si kjo kompani ka rritur numrin e aplikacioneve për sisteme të ndryshme, duke lansuar kështu edhe aplikacionet për IOS dhe Android. Tani për ri-freskimin e këtyre të fundit me gjëra të reja Facebook duket të shfaq një agresivitet pozitiv në këtë drejtim.

Gjiganti Facebook sot ka paralajmëruar se do ta vendos vetveten në terminë strikte për të zhvilluar të ardhmen e tij. Nga sot secili zhvillues softuerik që punon për Facebook duhet të vendosë dhe te zgjedh nëse do të jetë pjesë e skuadrës që do të bëjë zhvillime të shpejta  apo pjese e një metrazhi më të pasur qe për synim ka të sjell ide inovative, funksionale dhe shpejt të implementueshme.

Siç deklaron Facebook, ka ndodhur shumë herë  kur është dashur që të pritet për publikime zyrtare të sistemeve të ndryshme të kompanive tjera me të cilat bashkëpunojnë dhe si pasoj e kësaj gjërat kohë pas kohe kanë stagnuar duke e bërë veten të varur nga te tjerët. Por nga sot e tutje gjërat do të ndryshojnë ngase për çdo 4 deri në 8 javë do të ketë “update” në sistemin e facebook-ut. Madje ata premtojnë se do të krijojnë një kalendar me data eksplicite që edhe anëtaret e facebook të jenë të informuar dhe të testojnë gjërat e reja.

E tera kjo është një lajm inkurajues, por edhe duket e çuditshme se pse Facebook nuk ka pasur një lloj të organizimit të tillë më parë.  Update-at  e rinj të cilët priten nga Facebook pritet të ndryshojnë për të mirë specifikisht  Facebook-un për iOS, Facebook-un për Android, Facebook Messenger dhe Facebook Camera.

|facebook||ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE