Interesi i Facebook-ut në realitetin virtual (Virtual Reality-VR) nuk është më një sekret, sidomos nga viti i kaluar kur kompania kishte njoftuar zyrtarisht se ka blerë Oculus VR. Tani si duket kompania ka filluar të lëviz pak nga ky projekt. Sipas një raporti nga RE/code, rrjeti social kohët e fundit ka punësuar inxhinierë të Microsoft-it, për t’iu ndihmuar në ketë projekt.
Oculus Rift pritet të lansohet vitin e ardhshëm, bashkë me modele tjera nga kompanitë konkurruese.
Përderisa Facebook duket të jetë mjaft optimist për pajisjet VR, kompanitë tjera si HTC po presin rreth këtyre pajisjeve. HTC kohët e fundit ka deklaruar se besojnë se VR ndoshta do të marrë kohë nga 3 deri në 5 vite, të futet fuqishëm në treg. /ameble