SHPËRNDAJE

Sipas një raporti të fundit Facebook RSS Reader pritet të lansohet gjatë kësaj javë. Facebook gjithashtu ka dërguar ftesë për konferencë për këtë të Enjte më 20 Qershor, ata duket se do të njoftojnë për shërbimin e tyre të ri Facebook RSS Reader, për të marrë përsipër atë që e la Google Reader.

Lajmi vjen nga Tom Waddington, i cili ka njoftuar nëpërmes RSS Feed-it në faqen e internetit të Facebook-ut, dhe sipas tij kjo duket të jetë diçka e re që Facebook nuk ka ofruar deri më tash.

Ndërsa ende nuk kemi ndonjë hollësi se si do të funksionoj Facebook RSS Reader, në qoftë se ky shërbimi është planifikuar të filloj këtë javë, pritet të kemi detaje më shumë pas prezantimit zyrtar. |ameble|

SHPËRNDAJE