SHPËRNDAJE

Facebook ka njoftuarFacebook Search se është duke e përmirësuar funksionin për kërkim (Facebook Search), duke e bërë atë më të fuqishëm se më parë. Nga tani ky funksion mund të përdoret jo vetëm për gjetjen e njerëzve apo faqeve, por edhe për gjetjen e postimeve specifike. Ky tipar është shtuar pas reagimeve që Facebook ka marrë nga përdoruesit e Graph Search, dhe një nga qeshjet me rendësi për përdoruesit është aftësia për të gjetur postimet specifike nga e kaluara.

Kjo nuk do të thotë që përdoruesit nuk do të kenë mundësi të bëjnë atë që kanë bërë më herët. Facebook ka vënë në dijeni se rezultatet e kërkimit janë të personalizuara dhe unike për çdo përdorues, dhe çdo përdorues mund të shoh mesazhet specifike të shpërndara nga shokët e tyre.

Facebook të njëjtën gjë e ka bërë edhe për pajisjet mobile, mirëpo për momentin do të jetë në dispozicion vetëm për iPhone kurse për të tjera platforma nuk është konfirmuar koha. /ameble

SHPËRNDAJE