SHPËRNDAJE

Vitin e kaluar, Facebook kishte blerë aplikacionin e shumë njohur për mesazhe WhatsApp, në një shumë prej 19 miliardë dollarësh dhe si duket kompania tani ka filluar të bëj testimin e një lloj integrimi në mes të dy aplikacioneve.

fb-whatsapp

Sipas një raporti të ri, versioni i fundit i aplikacionit Facebook për Android (Version 31.0.0.7.13) posedon të integruar butonin WhatsApp, duke ju mundësuar përdoruesve të shpërndajnë lajme dhe media drejtpërdrejt në WhatsApp.

Kur hapni ndonjë post në aplikacion, aty është futur një buton i ri “Send” i WhatsApp-it (afër butonit të zakonshëm Like, Comment dhe Share), i cili postin, imazhin apo statusin përkatës e dërgon tek miqtë në WhatsApp.

Ne, gjithashtu e kemi pranuar dhe instaluar përditësimin e aplikacionit për të parë nëse ky tipar është në dispozicion, por si duket Facebook ketë tipar mund ta ketë lëshuar vetëm për një grup të përzgjedhur të përdoruesve. Më siguri se do ta bëj në ditët në vijim. /ameble

SHPËRNDAJE