Në një ngjarje të djeshme, Facebook ka njoftuar për shërbimin video për Instagram, e cila është për të bërë video dhe për të ndarë ato më tjerët. Përdoruesit do të kenë mundësi të shtypin një buton të vetëm për incizim në aplikacion duke incizuar kështu video të gjatë deri në 15 sekonda, e cila pastaj mund të publikohet në Instagram feed.

[vimeo id=”68765934#” width=”600″ height=”350″]

Është e qartë se ky është një aplikacion i ngjashëm me aplikacionin Vine në pronësi të Twitter-it, dhe punon pothuajse saktësisht njëjtë, por që posedon më shumë kohë incizimi, si dhe posedon 13 filtra të cilët janë bërë më aftësinë për të zgjedhur pamjen.

Kevin Systrom thotë se videot në Instagram ngarkohen në sfond dhe mund të shpërndahen në rrjetet e tjera sociale, ngjashëm si fotot. Systrom tha se 16 miliardë foto të deritanishme janë shpërndarë nga Instagram, të cilat kanë mbi 1 miliardë Likes në total. |ameble|