Përkundër faktit se Mark Zuckerberg ka mohuar në mënyrë të përsëritur raportet se Facebook do të nxjerr smartphone-in e vet, gjigantit Facebook u janë kthyer edhe një herë thashethemet që tanimë është duke e prodhuar një smartphone.
Raporti i fundit na vjen nga Pocket-lint, duke cituar një burim shumë të besueshëm që thotë së smartphone-i Facebook është në zhvillim dhe do të prodhohet nga askush tjetër pos HTC-s. Pajisja është thënë së do të quhet “HTC Opera UL” dhe se do të shfaqet me ekran HD 720p, Android 4.1 dhe do të ketë procesor dual-core clocked 1.4GHz.
Burimi Pocket-lint ka cituar duke thënë se pajisja është paksa e vonuar, edhe pse kurrë nuk është qartësuar se ku apo kur do të dalë në treg. |ameble| [divider top=”0″]