Rrjeti social Facebook është duke testuar një opsion të ri “sound notifications” që lëshon një alarm tingull kur dikush shkruan në Timeline-in tuaj, u dërgon një mesazh, apo ftoheni për ndonjë ngjarje.
Facebook shpesh testimet për opsione të reja i bënë në një masë të vogël të përdoruesve, para se të vendos që ato ti lëshoj për 1 miliard përdoruesit e tjerë mujor.
Nëse ky opsion miratohet për të gjithë përdoruesit, atëherë nëse ju pranoni shumë shpesh njoftime dhe ky opsion duket shumë i bezdisshëm, fatmirësisht mund të fiket duke shkuar tek Account Settings>Notifications, klikoni “View” në krye dhe pastaj selektoni kutinë që thotë “Play a sound when each new notification is received”. Portali venturebeat.com ka bërë një test dhe mund ta shihni në videon e më poshtme: |ameble|
[youtube id=”Oy1jW9M3ZRk” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]