Women.net është një portal i njohur botëror që sjell informacione të rëndësishme mbi femrën, por ajo mbi të cilën kemi dedikuar këtë artikull në Digjitale, ka të bëjë me një portë të re në shqip për femrën, që bart po të njëjtën adresë digjitale, femra.net.
E zhvilluar dhe fuqizuar nga Public Communication, femra.net është një portal që është lansuar së fundi në Kosovë, me qëllimin që të sjellë informata mbi modën, shëndetin, familjen dhe argëtimin, drejt gjinis femërore, duke trajtuar tema të ndryshme nga këto kategori, por edhe duke sjell edhe shumë informata tjera edukative dhe argëtuese.
Nga një editorial botuar me rastin e lansimit të këtij portali, kryeredaktorja Edita Sahiti-Bekteshi tregon mbi misionin dhe vizionin që ka ky portal, që duket se veqse ka marr një pozitë të mirë në treg, veçanërisht përkrahë vizitorëve online të gjinisë femrore.
Ueb faqja ka një dizajn të thjeshtë dhe të lehtë për tu orientuar (që gjithashtu është mobile ready), me artikuj të publikuar në kategori të ndryshme, ndërsa duke vëzhguar pranin e këtij portali në rrjetet sociale mund të shohim se po pranohet mjaft mirë, diçka e këtillë specifike dhe e orientuar drejt lexuesit të vet. |digjitale| |ameble|