SHPËRNDAJE

Prodhuesi i GPS-ve TomTom dhe kompania e veturave Fiat janë në partneritet te përbashkët për sistemin e ri  te navigacionit qe do të përdoret tek modeli i ri Fiat 500L. Në ketë makinë të vogël do të përdoret sistemi i navigacionit “TomTom Go live” qe do te jetë i integruar ne panelin e përparmë për ti ofruar shoferit një pamje të qartë, dhe duke i siguruar detaje të qarta të navigimit.

Sistemi do të paraqesë informacione e trafikut ne HD dhe do të lejojë shoferët të përdorin aplikacione te mediave sociale duke ju mundësuar ti shohin vlerësimet e tjerëve për restorantet, opsionet e hoteleve, etj.

Ky sistem në 500L do të paraqesë informata te trafikut ne HD duke ndihmuar shoferët të gjejnë rrugët ne mënyrë të shpejtë. Sistemi gjithashtu përmban opsionin Search&Go qe mundëson te kërkoj çfarë do qe i nevojitët dhe automatikisht i ofrohet rezultati.

Search&Go është i integruar me Expedia, Trip Advisor, dhe Twitter duke u ofruar shoferëve që të shohin ne detaje informatat shtesë te navigimit. Kjo fillimisht do të jetë në dispozicion në Gjermani, Itali, Holandë, Spanjë, dhe Angli. |slashgear.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE