FIFA 13 si duket ka dërguar komunitetin e kësaj lojë në lodhje të madhe, EA ka njoftuar se “FIFA 13 demo” është shkarkuar pothuajse 2 milion herë vetëm tre ditë pasi qe ajo ishte lansuar.
Loja, e cila do të nisë zyrtarisht javën e ardhshme, u shkarkua dhe është luajtur nga një masë e madhe e përdoruesve të PlayStation3 dhe Xbox360 nga 73 vende të botës, që është një rritje prej 29% në krahasim me tri ditët e para pas lansimit të versionit “FIFA 12 demo” vitin e kaluar.
Pavarësisht asaj se versioni përfundimtarë nuk është lëshuar ende, kjo lojë tashmë ka marrë një vlerësim të lartë 91/100 nga portali i njohur për vlerësime GamesMaster, gjithashtu nga kritikët e konferencës E3 loja FIFA 13 ishte shpallur si loja sportive më e mirë e vitit 2012. |t3.com|
[youtube id=”UR1picQ-Nr4″ width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]