Që nga tani, mund të fillojnë para-porosit për modelin Asus C201 Chromebook për vetëm 169$.
Asus C201 Chromebook përmban ekranin 11 inç i cili ofron një rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve dhe ka integruar procesorin ARM Cortex-A17 me 4 bërthama nga Rockchip RK3288, 2GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme.
Karakteristika të tjera të Asus C201 Chromebook përfshijnë kamera VGA e dedikuar për video konferenca si dhe një bateri e brendshme cila mundëson që pajisja të përdoret deri në 13 orë.
Aktualisht pajisja Asus Chromebook mund të para porositet për vetëm 169$ drejtpërsëdrejti nga dyqani online nga Asus, ndërsa nga muaji i ardhshëm ky model mund të blihet edhe drejtpërsëdrejti edhe në dyqane të tjera. /ameble