SHPËRNDAJE

LG zbuloi serine Optimus L II në “Mobile World Congress 2013” muajin e kaluar. Optimus L7 II dhe L3 II janë disa nga produktet e prezantuara nga ana e LG.

Gjate vlerësimeve të këtyre dy smartphone-ve për disa persona vërejtja ishte se Optimus L3II është shumë i vogël në dimensione dhe vërejtja e të tjerëve ishte se L7II është shumë i madh. Siç duket LG i ka marrë në konsiderate këto vërejtje dhe kërkesa për te prezantuar para nesh L5II, i cili konsiderohet të jetë shumë i pëlqyer për madhësinë dhe shpejtësinë që ka.
LG Optimus L5 II ka një ekran të madhësisë 4-inç (800×480) kapacitiv “touch screen” IPS, procesori i këtij smartphone-i është 1 GHz dhe ka të instaluar Android 4.1 (Jelly Bean). Ka kamerë 5 MP me LED Flash. Ndër specifikat e tjera përfshihet edhe 512MB RAM, 4GB memorie interne të integruar dhe mundësi për zgjerim të hapësirës përmes SD kartelës. Bateria e LG Optimus L5 II është 1700 mAh.

E bukura e LG L5II është fakti se ky smartphone përkrah “Dual SIM” (d.m.th mund të integrojmë SIM kartelat e dy provajderëve të ndryshëm në të njëjtën kohë.)
Shitja e këtij smarphone-i tani më ka filluar në Brazil, për te vazhduar shumë shpejt edhe në vendet tjera të botës. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE