Data zyrtare për shfaqjen e filmit “jOBS” përfundimisht është caktuar. Fillimisht këtë javë do të bëhet premiera e saj botërore në Festivalin e Filmit Sundance dhe pastaj do të zbret në kinematë nga muaji Prill. Data zyrtare e shfaqjes së filmit nëpër kinema është caktuar në përvjetorin e 37-të të themelimit të Apple-it. Kjo do të thotë së data zyrtare e shfaqjes është 19 Prill.
Paraqitja e parë ose premiera e filmit në Sundance do të jetë 25 Janar, në natën e mbylljes së festivalit të filmit atje. Rolin e Steve Jobs do ta luaj aktori i njohur Ashton Kutcher, dhe filmi është drejtuar nga Joshua Michael Stern dhe e shkruar nga Matthew Whitley.
Ky film paraqet jetën e Steve Jobs-it nga koha kur ai la kolegjin për t’u bërë një nga njerëzit më me ndikim në teknologji. Një pjesë e këtij filmi është inçizuar edhe në garazhin ku edhe kishte filluar Apple.
Për suksesin mbetet të shihet, mirëpo duket se do të jetë edhe një buxhet tjetër i madh për Steve Jobs-in dhe filmin që është punuar nga Sony. |ameble| [divider top=”0″]