Sot më 9 nëntor 2004, bëhën 8 vjet kur Fondacioni Mozilla ka lansuar versionin e parë të shfletuesit (browser) Firefox.

Shfletuesi i Mozilla-s në atë kohë është parë si një frymë e ajrit e freskët përderisa Microsoft Internet Explorer 6 kishte dominuar pjesën e tregut, porse përdoruesit ishin të bezdisur shumë me funksionimin e tij te ngadalshëm si dhe disa çështje tjera sigurie.

Gjatë viteve, Firefox patë kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut nga Internet Explorer, por dy vitet e fundit ajo është përballur me një konkurrencë shumë serioze nga Google Chrome, Opera, Safari për Apple dhe të tjerët. Aktualisht, Firefox është shfletuesi i tretë më i popullarizuar në botë, pas Internet Explorer dhe Chrome.

Mozilla, në të ardhmen planifikon disa karakteristika të rëndësishme, duke përfshirë një version të Firefox-it për Windows 8, si dhe API Social, e cila do të mundësojë integrimin e Facebook-ut dhe rrjeteve të tjera sociale me shfletuesin. |ameble| [divider top=”0″]