[MWC 2013] Pas çmimeve Oskar, një ngjarje e njëjtë u organizua edhe për me të mirin e pajisjeve mobile në botë, për të marrë kështu çmime dhe vlerësime. Ngjashëm me ngjarjen e vitit të kaluar, GSMA 2013 u zhvillua në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, Spanjë.
Paneli GSMA kishte 37 kategori, 158 kandidatë ishin në listën e nominimeve për këtë vit në Global Mobile Awards, kurse juria ishte e përbërë nga më shumë së 160 analistë të pavarur, gazetarë, akademikë dhe ekspertë të ndryshëm nga e gjithë bota.
Është dëshmuar të jetë një ditë e madhe për dashamiret e Androidit. Duke vazhduar me vrullin e saj të madh sikur vitin e kaluar, prodhuesi Korean Samsung mori çmimin “Prodhuesi i vitit për pajisje”.
Megjithatë, konkurrenca e ashpër është parë në kategorinë e “Smartphone-it me të mirë”, Apple iPhone 5, HTC Butterfly, Nokia Lumia 920, Samsung Galaxy Note2 dhe Galaxy S3 luftuan për çmimin e lartë. Duke marrë parasysh faktorë të tillë si, disponueshmëria, përshtatja dhe karakteristikat, juria zgjodhi si fitues smartphone-in e vitit Samsung Galaxy S3.
Përveç kësaj, gjigandi korean gjithashtu fitoi “Pajisja me e mirë në konsumin e elektronikes” këtu me kamerën e saj Galaxy.
Një pajisje tjetër Android Google Nexus 7 e ka mundur tabletin iPad të ri dhe iPad Mini nga Apple dhe ka marr çmimin “Tableti me i mirë i vitit”. Nokia, dikur një lider në hapësirën celulare, duhej të jetë i kënaqur me çmimin “Telefoni më tipare me të mira” që fitoj me pajisjen Asha 305.
Kur vijmë të aplikacionet, Facebook mban titullin e të qenit “Aplikacioni me i mirë për konsumatorë”, ndërsa Evernote u votua “Aplikacioni me i mirë për ndërmarrje”.
Listën e plotë të fituesve, mund ta shihni këtu. |ameble| [divider top=”0″]